Ardian Kastrati largohet nga PDK

02 maj 2025 | 10:36

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se më nuk është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu deklaroi ai gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Nuk jam më në PDK”, tha Kastrati, derisa kritikoi kreun e PDK-së, Memli Krasniqi për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Nuk është në moralin e PDK-së me u taku me njerëz që e kanë sha UÇK-në”, theksoi ai.

Ai po ashtu pohoi se kjo është hera e dytë që Memli Krasniqi i bën favor Albin Kurtit.

“Me një Memli Krasniqi në krye të PDK-së, edhe 1 mijë vjet Albin Kurti duhet mos me qenë i shqetësuar, a po e sheh se çfarë favoresh i bën. Ideja në garën politike është me i fitu zgjedhjet, jo me dalë i dyti”, pohoi ai.

Kastrati po ashtu tha se në PDK kishte hyrë për Hashim Thaçin dhe Kadrin Veselin, duke shtuar se po ta dinte që Memli Krasniqi do ta udhëhiqte PDK-në, nuk do të hynte fare në këtë parti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur…