Arian Tahiri arrin koalicion për balotazhin në Mitrovicë me partinë KDTP
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit me partinë Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë për garën e balotazhit.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për kryetar të Mitrovicës”, ka shkruar në “Facebook” Tahiri.
Ai ka thënë se ku koalicion katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët!”, ka shkruar ai.
Tahiri më 9 nëntor në balotazh do të përballet me kandidatin e LV-së, Faton Peci.



