Arifi: Pa qeveri legjitime, Kosova nuk mund të avancojë në arenën ndërkombëtare

02 nëntor 2025 | 10:40

Mungesa e një qeverie me legjitimitet të plotë, po  shihet edhe si një faktor që po ndikon në stagnimin e  Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve diplomatike, Dritëro Arifi, gjatë një interviste për “Ekonomia Online”, duke theksuar se politika e jashtme është pasqyrë e asaj të brendshmes.

Arifi teksa tregon ka pasojat në mungesë të një qeverie me kompetenca të plota, ka nënvizuar edhe atë se si kryeministrit ën detyrë, Albin Kurti askush nuk i shkon në zyre.

“Gjithmonë është politika e jashtme reflektim i politikës së asaj të brendshme, reflektim është që nuk kemi qeveri legjitime, dhe parlamenti që është formuar ka një pikëpyetje duke lëvizur që nga krijimi i parlamentit. Nëse e vërejmë nga ambasadat e Quint-it, nuk ka pasur një urim, nuk ka pasur një bashkëpunim me parlamentin që të vazhdohet tutje, pra ka një hezitim të ambasadave të Quint-it se çfarë ka ndodhur. Politikat tona të jashtme ndërlidhen me këto elemente. Po ashtu kemi një qeveri jolegjitime e cila askush nuk i shkon në zyrë dhe këto janë elemente që ndikojnë në mosavancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Një vend i vogël nëse i ka të gjitha parakushtet e ka të vështirë ta arrijë vetë qëllimin, por një vend i vogël që është i izoluar dhe çështjen e shtetit ende nuk e ka të zgjidhur në arenën ndërkombëtare dhe një shtet që ka probleme kaq shumë të brendshme imagjinoni sa vështirë e ka të arrihet diçka e vogël”, ka deklaruar Arifi

.Sipas Arifit, mungesa e konsensusit të brendshëm për prioritetet kombëtare dhe paqëndrueshmëria politike po e izolojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se, ndonëse qeveria Kurti ka treguar vullnet për integrime evropiane, vendi po pengohet nga mungesa e pjekurisë politike dhe fokusit strategjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NASA dhe Lockheed Martin kanë testuar me sukses X-59, një…