Arkani e paramilitarët serbë kanë qenë hiq gjë në krahasim me zyrtarët shtetërorë të Serbisë!

12 dhjetor 2018 | 13:22

Nga Jakup Krasniqi

(Qeveritarëve të Serbisë dhe Vuçiqit duhet t’ju thuhet: Ushtria e Kosovës as dje e as sot nuk do të udhëhiqet nga politika kriminale e gjenocidale për shfarosjen apo dëbimin e asnjë pakice kombëtare nga Kosova, ashtu si kanë vepruar dje i gjithë aparat shtetëror i Serbisë në Kosovë.)

Serbisë? Përpjekja për të demonizuar Arkanin sot përtej asaj që ishte në raport me qeveritaret e Serbisë së Millosheviqit, madje edhe në raport me cilindo komandant ushtarak e policor, është më shumë se amnisti e krimit dhe e gjenocidit serb të ushtruar në Kosovë nga regjimi i kriminelit Millosheviq. Është e ditur se Arkanin, po ata që e kanë krijuar edhe e kanë ekzekutuar kur s’ju është dashur më. Krijesa Arkan ishte e shtetit të Serbisë për t’ia lënë fajësinë e krimeve të kryera nga ushtria e policia e shtetit serb. Arkani nuk kishte ushtri, kishte hajna e banditë ordinerë që shteti i kishte liruar nga burgjet për t’i bërë mish për top në Kosovë. Të mendosh se Arkani ishte dikush, do të thotë t’i amnistosh kryerësit e fajtorët kryesor të krimit dhe të gjenocidit serb të ushtruar jo vetëm në Kosovë nga aparati shtetëror i Serbisë. Ketë karrem nuk guxojmë ta pranojmë as 20 vjet pas luftës.

Të gjithë duhet ta dinë se Arkani e ndonjë bandit tjetër ordiner, në krahasim me pozitën e Vuçiqit, të Daçicit, të Vulinit e të Dikoviqit që kishin aso kohe në aparatin e shtetit në Serbi, ishte një hiq. Ishte një hiq edhe në krahasim me secilin komandant Brigade. Batalioni e togu apo komandant policie të rajoneve a të stacioneve policore të Serbisë në Kosovë. Asnjë nga këta bash me asgjë nuk mund të krahasohen me Arkanin i cili nuk ishte më shumë sesa një hajn e bandit ordiner që pushteti e përdori për veprime kriminale. Kriminelët serbë në Kosovë, ishin ata që ishin të veshur me fuqinë e pushtetit shtetëror serb në krye me Millosheviqin. Në vitet e luftës në Kosovë, askush nga paramilitarët nuk mund të krahasohet me fuqinë që kishin, ministra e zëdhënës të Qeverisë se Millosheviqit, pra në asnjë mënyrë të bëmat kriminale të drejtuesve të ushtrisë e të policisë nuk mund të barasvlerësohen me ato të Arkanin. Ky i fundit ishte krijuar vetëm e vetëm për t’i liruar nga fajësia, kriminelët e vërtetë të luftës në Kosovë. Prandaj, askush në Kosovë nuk duhet qoftë nga padija apo pavetëdija ta s’madhoj rolin e Arkanin e mos t’i apostrofoj përgjegjësit e vërtetë të krimeve e të gjenocidit serb në Kosovë.

Ta përfundoj: Arkani dhe paramilitarët e tjerë serb, pa ombrellën e ushtrisë e të policisë serbe ishin një hiq gjë! Prandaj askush në Kosovë e as gazetarë portalesh apo të tjerë nuk duhet të bien viktimë e mashtrimeve të kurdisura serbe në Kosovë. Kuptohet nëse ketë nuk e bëjnë nga padija!

Qëllimi im me ketë shkrim është që mos të gaboj askush, me qellim e pa qellim apo nga padija e t’i amnistojmë të paamnisturitë, kriminelët e Serbisë të veshur me pushtet shtetëror edhe sot e kësaj dite! Të cilët edhe nga pozitat e sotme shtetërore vazhdojnë kërcënimet për luftë të re kundër shqiptareve. Madje gëzojnë përkrahje edhe përtej Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije për…