Arkivi i Kosovës shpall konkurs për dizajnimin e emblemës

22 qershor 2022 | 17:39

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës shpall konkurs publik për dizajnimin e Logos së institucionit.

Vlerësimi i propozimeve do të bëhet nga një komision profesional i themeluar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Kriteret e dizajnimit të logos:

➢ Të jetë origjinale, unike dhe të mos jetë imitim i ndonjë logoje ekzistuese.

➢ Të ketë pasqyrim artistik të veprimtarisë së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës;

➢ Të shpreh funksionin dhe mandatin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës;

➢ Të jetë e veçantë, kreative, kualitative, profesionale dhe prezantuese;

➢ Të jetë dinjitoze për identitetin e Institucionit përgjegjës për administrimin dhe ruajtjen e pasurisë arkivore në vend;

➢ Të jetë lehtësisht e kuptueshme;

➢ Të përçojë mesazh të qartë;

➢ Të jetë e dallueshme, t’i rezistojë kohës dhe të jetë e lehtë për tu mbajtur në mend;

➢ Të jetë e përshtatshme për vendosje në dokumente fizike dhe në paraqitje elektronike, e lehtë për shtyp, në sfonde të bardha dhe të errëta;

➢ Të jetë lehtë e përdorshme në madhësi të ndryshme;

➢ Të ketë shpjegim të secilit detaj të propozuar në logo

Mënyra e aplikimit:

Logoja duhet të dorëzohet në pliko të mbyllura me shifër dhe pa emër të autorit në CD, (në të kundërtën do të skualifikohet), bashkë me një version vektor të logos dhe po ashtu e shtypur në kopje fizike.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë një manual të shpjegimeve të përmbajtjes dhe përdorimit.

Aplikacioni duhet të ketë mbishkrimin “Për dizajnin ideor të Logos së ASHAK-së”

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Zyra e Prokurimit, Nr. 10

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë artistët nga Kosova, rajoni dhe bota.

Konkursi është i natyrës garuese dhe ideja më e mirë e përzgjedhur do të shpërblehet me 3,000 €.

Të drejtat e autorit për propozimet e përzgjedhura barten nga propozuesi tek ASHAK.

Data e fundit e aplikimit është:15.08.2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, Gjeneral…