Arlind Veliu i Malishevës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

08 dhjetor 2025 | 11:25

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka shpallur këtë javë fituesin e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e gjashtëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është dhënë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu, i cili shfaqi një paraqitje të shkëlqyer gjatë 90 minutave të ndeshjes së fundit.

Ndonëse është mbrojtës, Veliu ka shënuar dy gola vendimtarë në fitoren 2:0 të skuadrës së tij kundër FC Drenica. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit dhe u shpall zyrtarisht këtë javë, raporton Klankosova.tv.

Pasi ka marrë këtë çmim, Veliu është shprehur i lumtur që është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës.

“Nuk e kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, por megjithatë me trajnerin e ri po mundohemi të përmirësojmë lojën dhe të kuptojmë filozofinë e tij. Ambiciet tona janë tre vendet e para të tabelës dhe dalja në Evropë. E kemi ditur që kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër Drenicës dhe mendoj se ia kemi dalë ta përgatisim mirë dhe të shënojmë fitore. Në aspektin personal, gëzohem që kam mundur të ndihmoj ekipin me dy gola dhe për këtë i falënderoj bashkëlojtarët e mi për angazhimin”, ka thënë Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16,…