Arne Slot ankohet për mungesë alternativash te Liverpooli

30 tetor 2025 | 11:28

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka shprehur pakënaqësi për forcën e skuadrës së tij, edhe pse klubi shpenzoi rreth 450 milionë funte gjatë verës.

Pas humbjes 3-0 ndaj Crystal Palace në Kupën Carabao, tekniku holandez u ankua se nuk ka mjaftueshëm lojtarë me përvojë për të konkurruar me rivalët si Manchester City dhe Chelsea.

“Kur pashë formacionin e Cityt, ata nuk kishin asnjë titullar nga fundjava, por prapë dukeshin si një skuadër plot yje. Ne, përkundrazi, kemi pasur mungesa dhe u detyruam të fillojmë me katër lojtarë nën moshën 19 vjeç”, tha Slot.

Liverpooli është në krizë të thellë, me gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Pavarësisht titullit të Premier League sezonin e kaluar, forma aktuale ka ngritur dyshime serioze për të ardhmen e trajnerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë në një…