Arrestimet e kosovarëve në Serbi, ish-deputetja: Qeveria e Kosovës po tregon dobësi

15 gusht 2025 | 20:58

Ish-deputetja e Kuvendit, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj arrestimeve që po i bënë Serbia të shtetasve të Kosovës, të cilët po vijnë nga shtetet e Evropës dhe po kalojnë kufirin nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

Ismaili ka shkruar në “Facebook” se Qeveria e Kosovës ka një diplomaci dorëzuese përball kësaj situate.

“Shtetas të Kosovës po arrestohen në Serbi. Në këtë situatë, shteti i Kosovës po ofron vetëm këtë ‘këshillë juridike falas’: Mos shkoni kah Serbia! Seriozisht?!  Kjo nuk është diplomaci – kjo është qyqarllëk dhe dorëzim! Në vend që të denoncojë Serbinë për shkeljen e të drejtës së lëvizjes së lirë, pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare ku edhe Serbia është palë, Qeveria e Kosovës po tregon dobësi. Edhe më keq, nuk po ndërmerr asnjë veprim konkret për lirimin e qytetarëve të arrestuar. Kosova meriton një politikë të jashtme që mbron qytetarët e saj dhe kërkon zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, jo një qeveri që thotë: ‘Shkoni rrotull, paguani më shumë, se ne nuk mund ta qortojmë Serbinë askund – sepse kemi mbyllur të gjitha dyert për Kosovën, në rajon e më gjerë’”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së për disa legjistratura, Hajdar Beqa ka reaguar…