
Arrestohen dy shtetas serbë në Koshare
Pasditen e sotme në Koshare të Gjakovës janë arrestuar dy shtetas serbë. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e fshatit Batushë të Gjakovës.
Sipas dëshmitarëve okularë, disa çiklistë kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë (SJ-032-IT) dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Gjakovës. Policia ka reaguar me shpejtësi, duke u nisur drejt fshatit Koshare, ku edhe ka arrestuar dy personat e dyshuar, shtetas të nacionalitetit serb.
Arrestimi është kryer në fshatin Batushë, ndërsa sipas burimeve të gazetës “Epoka e Re”, të dyshuarit aktualisht ndodhen në stacionin policor të Gjakovës. Ndërkohë, automjeti i tyre është tërhequr me automjetin “marimangë” dhe është dërguar për në Gjakovë.
https://www.facebook.com/share/v/19nhix51A1/?mibextid=wwXIfr