
Arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër, në konvikt mbante drogë në formë çokollate
08 janar 2024
| 16:05
Një 17-vjeçare është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi mbante drogë në formë çokollate brenda në konvikt.
Nxënësja dyshohet se mbante drogën në dhomë me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit, shkruan TCh.
Policia bën të ditur se lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me tre celularë dhe bëhet e ditur se veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.