
Arrestohet 67-vjeçari në Vushtrri për zjarrvënie
Njësia policore gjatë patrullimit rutinor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore.
Me këtë rast, zyrtarët policorë gjatë veprimeve hetimore kanë arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vetshkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z. D., 67-vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Përndryshe policia në rajonin e Mitrovicës të martën si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto dite mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta.