
Arrestohet edhe një i dyshuar për bixhoz të paligjshëm
07 janar 2022
| 11:47
Lidhur me rastin “Karaçeva”, pas zhvillimit të hetimeve të enjten është arrestuar edhe një person i dyshuar.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të dysuarit nderlidhen me rastin e kazinove ilegale të hapur me 15 dhjetor 2021.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin ‘organizim i skemave piramidale’ ende janë duke vazhduar.