Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari që do kryente një atentat në Lezhë

27 korrik 2025 | 14:16

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar të armatosur që po udhëtonte me motor, i cili sipas informacioneve të siguruara nga blutë, po lëvizte me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm.

Arben Leka, 39 vjeç, banues në Lezhë, u kap në fshatin Dajç teksa qarkullonte me një motomjet pa targa, i armatosur me një armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.

Pas lokalizimit të motomjetit, 39-vjeçari tentoi të largohej.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma automatike, një sasi municioni luftarak, si dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte i dyshuari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Arben Leka u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona mund të jetë pranë humbjes së një elementi të…