Arrestohet një person i dyshuar për fajde

21 maj 2020 | 20:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuar për veprën penale ‘fajde’.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se hetuesit policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjHRKEK)-Gjilan, pas pranimit të një informate muaj më parë, kanë filluar sigurimin e provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi se i dyshuari: B.A. viti i lindjes 1957, mashkull kosovar, ishte përfshirë në veprën penale ‘fajde’. “Dyshohet se një person kishte marrë nga i dyshuari një shumë prej 55,000.00 €. Ai kishte arritur t’ia kthente 58,000.00 € të dyshuarit, ndërsa i dyshuari në formë të interesit-kamatës ka kërkuar nga viktima edhe 40,000.00 € të tjera që do të thotë se fitimi jo-proporcional është në vlerë prej 43,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se në kuadër të veprimeve hetimore të kombinuara, sot më 21.05.2020, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë zbatuar masat e fshehta dhe teknike ‘simulimi i veprës penale’, ku i dyshuari nga viktima ka pranuar edhe pesë mijë euro.

“I dyshuari, pas pranimit të parave bazuar në simulimin e veprës penale, është ndaluar nga hetuesit policor të NJHRKEK-Gjilan, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar paratë që janë përdorur për simulim të veprës penale (5,000.00 euro)”.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe më pas është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës (caktuar sipas detyrës zyrtare) dhe pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës , i njëjti është ndaluar për 48 orë.

(A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani dhe gjashtë futbollistët janë testuar…