Arrestohet një person i dyshuar për shantazh

20 janar 2023 | 13:40

Në një operacion të zhvilluar sot nga njësite policore të Fushë-Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast të shantazhit.

Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë pranë policisë mbrëmë rreth orës 21:30.

Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar duke shantazhuar viktimën me publikimin e disa fotografive eksplicite, ka kërkuar një shumë të parave.

“Në operacionin i cili është realizuar në koordinim me prokurorinë dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, policia ka arritur që në flagrancë të arrestoj të dyshuarin S. L, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe të njëjtin më pas me rekomandimin e prokurorit të shtetit ta procedoj në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vërshimet në…