
Arrestohet një person në Pejë, kanosi dy prokurorë
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një person në Pejë për kanosje të dy prokurorëve të shtetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, saktësisht Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy prokurorë tё shtetit.
Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme duke kërkuar tё dyshuarin (i njohur për Policinë), në vendbanimin e tij, mirëpo nuk ёshtё hasur nga policia.
Ndërkaq, të martën, pas një pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejë, është arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe ai është arrestuar.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari tё ndalohet pёr 48 orё.