Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se prodhonte para të falsifikuara

26 qershor 2025 | 11:34

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se po prodhon para të falsifikuara.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e mërkurë, ku edhe është bërë bastisja e banesës së tij.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një pune operative kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovarë, pasi që i njëjti dyshohet se prodhon para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar dje…