
Arrihet koalicioni i parë në Fushë-Kosovë, VV dhe AAK bashkohen kundër LDK-së
19 tetor 2025
| 17:29
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” bashkë me kandidaten e AAK-së, Vildane Latifi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 12 tetorit, Valon Prebreza nga VV-ja ka marrë 9,611 vota për kryetar, Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,799 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së ka marrë 3,441 vota, ndërsa Vildane Latifi e AAK-së ka marrë 251 vota.
Fushë-Kosova ka shkuar në balotazh ndërmjet VV-së dhe LDK-së.