 
                    Arrihet marrëveshja, Balotelli në Juventus
                22 janar 2018
                |  14:27
            
        Mario Balotelli pritet t’i bashkohet Juventusit. Lajmi i bujshëm është publikuar nga tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit qendërsulmuesi i Nice ka arritur një akord me bardhezinjtë për transferimin në Torino sezonin e ardhshëm.
“Zonja e Vjetër” tashmë e ka përgatitur kontratën 5 vjeçare për sulmuesin 27-vjeçar, i cili do të largohet nga klubi francez me parametra zero.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        