Arrihet marrëveshja e re tregtare mes SHBA dhe BE-së

27 korrik 2025 | 20:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tregtare.

Dakordësia u arrit pas takimeve të presidentit të SHBA Donald Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pse janë kaq të rëndësishme lidhjet tregtare SHBA-BE?

Mallrat dhe shërbimet e shkëmbyera midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian formojnë një nga marrëdhëniet më të mëdha tregtare në botë. Ato janë partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe të investimeve të njëra-tjetrës.

Tregtia totale e mallrave midis BE-së dhe SHBA-së arriti në rreth 975.9 miliardë në vitin 2024. Së bashku, ato përbëjnë pothuajse një të tretën e tregtisë globale të mallrave dhe shërbimeve.

Vitin e kaluar SHBA-të importuan rreth 606 miliardë dollarë mallra nga BE-ja dhe eksportuan rreth 370 miliardë dollarë.

Ky çekuilibër, ose deficit tregtar, është një pikë ngërçi për Donald Trump. Ai thotë se marrëdhënie tregtare si kjo nënkuptojnë se SHBA-të po “humbin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Lubizhdë të Prizrenit është rindezur sërish zjarri gjatë ditës…