Arrin në Izrael fluturimi i parë i izraelitëve të evakuuar

18 qershor 2025 | 08:33

Sipas autoriteteve të aeroportit, ka mbërritur fluturimi i parë që po sjell izraelitët të cilët ishin të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Izraelit.

Fluturimi i realizuar nga kompania ajrore El Al, i cili u nis nga Larnaka, Qipro, mbërriti në mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin ”Ben Gurion”. Ky fluturim është pjesë e operacionit “Kthimi i Sigurt”.

Ministrja e Transportit, Miri Regev, deklaroi se qëllimi është “riatdhesimi i të gjithë qytetarëve izraelitë.”

Në një zhvillim tjetër, janë njoftuar edhe fluturimet e parë për evakuimin e shtetasve polakë nga Izraeli. Sipas raportimeve të BBC, Polonia ka përfunduar evakuimin e 160 qytetarëve të saj nga Izraeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e komentoi…