
Arsenali do ta rikthejë Mkhitaryanin
09 mars 2020
| 11:23
Mesfushori Henrikh Mkhitaryan te Roma nuk është aspak i sigurt. I huazuar për një sezon nga Arsenali, fantazisti armen pritet të rikthehet te “Topçinjtë” jo vetëm për çështje kontraktuale, ku nuk parashikohet e drejta e blerjes nga Roma, por edhe për dëshirën e trajnerit Mikel Arteta.
Ky i fundit u shpreh hapur se i pëlqen të ketë në skuadër një lojtar si Mkhitaryan, të cilin e njeh mirë dhe që, sipas tij, përshtatet me çdo stil loje.
31-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe nëse rikthehet për të qëndruar te “Topçinjtë”, nuk përjashtohet as rinovimi i kontratës.