Arsenali e nxjerr në shitje Jesusin

02 maj 2024 | 12:27

Skuadra e Arsenalit është gati të sakrifikojë Gabriel Jesus verën e ardhshme. Sipas raportimeve të mediave britanike, “The Gunners” janë në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian.

Ndonëse ka kontratë deri në 2027-ën me klubin londinez, 27-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, për këtë arsye Arsenali dëshiron ta shesë këtë verë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga largimi i brazilianit. Kartoni i Gabriel Jesus momentalisht vlerësohet 70 milionë euro dhe “The Gunners” nuk kanë ndër mend që ta lënë sulmuesin të largohet për një shifër më të ulët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marigona Hajdari do të vazhdojë të luaj në Superligën e…