Arsenali ofron 60 milionë euro për Rodrygon

20 nëntor 2025 | 13:29

Rodrygo Goes, një nga emrat më të përfolur gjatë verës për një largim të mundshëm nga Real Madridi, ka mbetur në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht zërave të shumtë për interesim nga klubet e mëdha evropiane.

Megjithatë, diskutimet për të ardhmen e tij nuk janë shuar.

Anësori brazilian ka folur së fundmi për situatën e tij, duke theksuar se minutat e pakta nuk varen gjithmonë nga ai.

“Nuk luaj shumë? Nuk kam çfarë të bëj… thjesht punoj shumë në çdo seancë stërvitore”, u shpreh Rodrygo, duke lënë të kuptohet se konkurrenca e fortë në skuadër ka kufizuar hapësirat e tij.

Ndërkohë, nga Brazili raportohet se një klub është i gatshëm t’i ofrojë pikërisht atë që i mungon, minutazhë loje të rregullt.

Bëhet fjalë për Arsenalin, që po monitoron me kujdes situatën e tij te Real Madridi dhe mund të ndërhyjë me një ofertë të fuqishme.

Siç raportohet, “Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për ta transferuar Rodrygon në Londër, një shifër që mund të tundojë madrilenët, varësisht planeve të tyre për afatin kalimtar të ardhshme.

Situata mbetet e hapur, ndërsa javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e 23-vjeçarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është…