
Arsenalin arrin marrëveshje me Crystal Palace për Ezen
Skuadra e Arsenalit ka arritur një marrëveshje me Crystal Palace për transferimin e mesfushorit-sulmues Eberechi Eze, me një ofertë totale prej 67.5 milionë eurosh. Sipas marrëveshjes, “topçinjtë” do të paguajnë 60 milionë euro fikse dhe 7.5 milionë euro në formë bonusesh të lidhura me performancën e lojtarit.
Klauzola e lirimit të 68 milionë eurove të vendosur në kontratën e Eze ka skaduar të premten, por palët kanë arritur të gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Kushtet personale mes lojtarit dhe Arsenalit janë mbyllur tashmë, ndërsa vizitat mjekësore janë planifikuar të kryhen të premten, përpara nënshkrimit të kontratës zyrtare.
Sipas “Sky Sports News”, Eze pritet të jetë pjesë e skuadrës së Crystal Palace në ndeshjen e sotme të Conference League, për të përshëndetur tifozët në një paraqitje të fundit. Arsenal rifilloi ndjekjen e 26-vjeçarit ditën e mërkurë, një lëvizje e nxitur edhe nga lëndimi i Kai Havertz.