
Arsim Gërxhaliu kërkon mbështetjen e institucioneve për Institutin e Mjekësisë Ligjore
12 tetor 2020
| 16:05
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me nevojat që ka ky institut në raport me përmbylljen e procesit të 300 mbetjeve mortore.
Me këtë rast, Gërxhaliu ka falënderuar Hotin për vizitën, si dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit.
“Biseduam për mbetjet mortore që janë në morg dhe ia shpjeguam procedurat dhe problemet që i ka ky proces dhe për atë se çka është e nevojshme që institucionet të na ndihmojnë”, ka thënë Gërxhaliu.