Arsim Qiriqi me numër 21, kandidat i PDK-së për asamble në Fushë-Kosovë. Ky është mesazhi i tij

05 tetor 2025 | 01:49

Arsim Qiriqi është kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale në Fushë-Kosovë.

Në listën e PDK-së #191 në Fushë-Kosovë ai mban numrin 21.

“Arsimi, rinia dhe sporti janë investimi më i mirë për të ardhmen e Fushë-Kosovës”, thotë Qiriqi.

21-shi i PDK-së për Fushë-Kosovë ka ndarë edhe disa pika se për çfarë do të angazhohet ai si asamblist.

Sporti dhe Rinia

• Mbështetje më të madhe për klubet sportive të qytetit dhe krijimi i kushteve më të mira për sportistët e rinj.
• Investim në infrastrukturë sportive moderne (salla, fusha të hapura, palestra komunitare).
• Organizimi i aktiviteteve dhe garave sportive komunale për të rinjtë, me qëllim promovimin e shëndetit dhe disiplinës.

Arsimi dhe Edukimi

• Përkrahje për nxënësit dhe studentët me bursa komunale.
• Organizim i trajnimeve falas për zhvillimin e aftësive të reja (teknologji, gjuhë të huaja, aftësi praktike).
• Puna për shkolla më të sigurta, më të pastra dhe më të pajisura.

Shëndeti dhe Mirëqenia

• Projekte për promovimin e aktivitetit fizik dhe jetës së shëndetshme për të gjitha grupmoshat.
• Mbështetje për programet e ndërgjegjësimit mbi shëndetin mendor dhe parandalimin e sëmundjeve.
• Krijimi i hapësirave të gjelbra dhe parqeve për rekreacion familjar.

Komuniteti dhe Transparenca

• Vendimmarrje më transparente në Asamble dhe përfshirje më e madhe e qytetarëve.
• Përfaqësim i drejtë dhe i barabartë i të rinjve dhe grave në vendimmarrje.
• Organizim i takimeve të rregullta me qytetarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të gjetur zgjidhje.

“Kontributi im nuk është vetëm premtim, por vazhdim i asaj që kam bërë gjithë jetën – përfaqësim, punë dhe rezultate. #pdk191 dhe  #21”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjen…