
Art Shahini shpallet lojtari më i mirë dhe golashënuesi i turneut “Rilindja Kids Tournament 2025”
16 qershor 2025
| 18:36
Yjeve të fubollit të Kosovës po i shtohet edhe një i ri nga Vushtrria, e ky është Art Shahini, nipi i kryetarit të AKB-së, Agim Shahinit.
Arti së fundi është shpallur lojtari më i mirë dhe golashënuesi i turneut “Rilindja Kids Tournament 2025”.
Në një turne tre-ditor të mbushur me emocione, konkurrencë dhe pasion për futbollin, i organizuar në nder të çlirimit të Prishtinës, morën pjesë 68 ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, duke e kthyer këtë aktivitet sportiv në një ngjarje ndërkombëtare për moshat e reja.
Në mesin e talenteve të shumtë, një emër shkëlqeu mbi të gjithë.