Artan Behrami: Nëse krerët e UÇK-së dënohen me instruksione politike, pasojat do të jenë të mëdha

23 janar 2026 | 23:14

Deputet i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se nëse krerët e UÇK-së dënohen, pasojat do të jenë të mëdha.

Postimi:

Gjykata Speciale, e dirigjuar nga interesa politike, e mbështetur nga disa ambasada dhe e toleruar në heshtje nga shteti i Kosovës, ka punuar sistematikisht për të ndërtuar parakushte për dënimin e krerëve të UÇK-së.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është agjendë.

Dhe ku ka investuar më së shumti Gjykata Speciale?

Tek të rinjtë, një shtresë e shoqërisë, e cila ka potencial të destabilizimit në rast të dënimit të krerëve të UÇK-së.

Por, le ta dinë mirë, si Gjykata Speciale, ashtu edhe shtetet që e financojnë dhe e mbështesin këtë farsë gjyqësore.

Nëse krerët e UÇK-së dënohen me instruksione politike, ashtu siç ka rrjedhur i gjithë procesi deri më tash, atëherë pasojat do të jenë të mëdha.

Kosova nuk do të jetë më kurrë e njëjta!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Kosova mund të dalë përfundimisht nga kriza…