Artan Behrami takohet me Richard Grenellin

16 maj 2025 | 13:14

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami ka njoftuar për takimin, duke shpërndarë edhe një fotografi nga ky moment, ku të dy shihen në një ambient zyrtar, me flamurin amerikan në sfond.

Behrami ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën që e ka cilësuar si konstruktive.

“Me ambasadorin Grenell, një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, ka shkruar Behrami.

Kujtojmë se Behrami ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Grenlli kritik i ashpër i Gjykatës Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I-M” SH.P.K. Shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…