Arteta vendos për të ardhmen e Xhakës

01 janar 2020 | 12:47

Granit Xhaka është pajtuar që të kalojë te Hertha Berlini në afatin kalimtar të janarit, por një largim i tij prej Arsenalit varet nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, raporton “The Independent”.

Klubi gjerman tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe raportohet se lojtari fillimisht do të huazohet e më pas gjatë verës do të kompletohet transferimi i tij.

Por fjalën e fundit, sipas raportimit, do ta thotë Arteta, e që është shprehur publikisht si admirues i reprezentuesit të Zvicrës.

Xhaka ka shprehur dëshirën për largim që kur pati një përplasje me tifozët e klubit në muajin nëntor, gjë që çoi edhe në heqjen e shiritit të kapitenit nga ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës bazuar në urdhrin operativ të përgatitur për…