
As përpjekja e 12-të nuk e zhbllokon ngërçin në Kuvend, seanca vazhdon më 9 maj
07 maj 2025
| 10:38
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu sot seancën për herë të 12-të, dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas dy ditëve.
Seanca dështoi përsëri pasi propozimi i kryesuesit, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme për të formuar një komision për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Pro këtij komisioni votuan 56 deputetë, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
“Seanca ndërpritet. Shihemi më 9 maj në orën 10:00”, ka theksuar kryesuesi i seancës deputeti Avni Dehari.