Asamblisti Avni Fetahu i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

26 shkurt 2020 | 09:45

Sot, Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë.

“Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare. Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve”, është bërë me dije në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur takimi Rama-Lavrov, një takim historik, në kuadër të…