Asamblisti i PDK-së në Prizren, Tarashaj, heq dorë nga paga e kuvendarit dhe e dhuron për pesë familje në nevojë

10 dhjetor 2025 | 13:55

Tefik Tarashaj, kuvendari i ri i Komunës së Prizrenit, ka bërë sot hapin e parë në drejtim të një zotimi që e kishte dhënë qysh gjatë fushatës zgjedhore. Menjëherë pas dhënies së betimit në Kuvend, ai njoftoi se do ta mbajë fjalën e dhënë ndaj qytetarëve.

Tarashaj konfirmoi se gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, çdo të ardhur që do ta marrë nga angazhimi i tij si kuvendar do t’ua dedikojë pesë familjeve në nevojë. Ai theksoi se ky ka qenë një prej premtimeve të tij më të rëndësishme dhe se tani po e kthen në vepër konkrete.

Ky veprim është pritur mirë nga qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar si shembull të ndershmërisë politike dhe kujdesit social. Tarashaj u shpreh se ky nuk është gjest simbolik, por një vendim i qëndrueshëm, i cili do të vazhdojë deri në përfundim të mandatit.

Sipas tij, mbështetja për familjet që përballen me vështirësi ekonomike duhet të jetë detyrë e çdo përfaqësuesi publik, ndërsa politika duhet të tregojë vlera përmes veprimeve të prekshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar rol…