Asani i bashkohet Esteghlalit

20 gusht 2025 | 13:57

Jasir Asani i është bashkuar skuadrës së Esteghlalit, ka njoftuar ekipi elitar i Iranit.

Esteghlali, të mërkurën ka njoftuar se Asani së shpejti do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ricardo Sa Pinto, pasi tashmë është larguar nga Gwangju. Në fakt, Asani javë më parë kishte firmosur kontratë me ekipin Iranian, të cilit do ti bashkohej vitin tjetër si lojtar i lirë.

Megjithatë, Esteghlali ka insistuar ta ketë Asanin prej fillimit të sezonit dhe është pajtuar ti paguaj ekipit nga Korea e Jugut një milion dollar për kartonin e tij. Asani për dy sezone e gjysmë luajti te Gwangju, ndërsa te Esteghlali po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas kandidimit…