
ASK-ja: Më pak sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore në 2024 sesa në 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2024.
Gjatë vitit 2024, rezultatet e kësaj ankete tregojnë se sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 228.67 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët), ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 420 688.21 hektarë) ka një rënie të sipërfaqes së tokës në shfrytëzim prej 456.3 hektarë.
Rënie vërehet të toka e përbashkët
Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2024, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) që ishte 216 534.33 hektarë (51.53 për qind), krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 216 979,55 hektarë) ose 51.58 për qind. Rënia e sipërfaqes së shfrytëzuar të toka e përbashkët ishte si rezultat i rënies së numrit të blegtorisë.
Rritje e lehtë vërehet të drithërat dhe kulturat industriale
Toka e punueshme, arat marrin pjesë me 44.93 për qind dhe kopshtet me 0.22 për qind në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore. Gjatë vitit 2024, gjithsej toka e punueshme, arat ishte 188 795.00 hektarë. Pjesa më e madhe ishte me drithëra (125 274.35 hektarë ose 66.4 për qind); bimë foragjere (37 117.13 hektarë ose 19.7 për qind); perime në fushë të hapur, në serra dhe në kopshte (9 827.39 hektarë), prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra ishin 8 914.65 hektarë ose 4.7 për qind; patate (3 806.07 hektarë ose 2.0 për qind); bishtajore (2 929.40 hektarë ose 1.6 për qind); bimë industriale (1 689.82 hektarë ose 0.9 për qind); kultura të tjera (2 633.81 hektarë ose 1.4 për qind) dhe tokë djerrinë ishte 6 429.78 hektarë ose 3.4 për qind.
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës në vitin 2024, ishte 34 070.28 hektarë. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide në vitin 2024 ishte 122 570.50 hektarë.
Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore 2023- 2024 (hektarë) – rënie e lehtë e fondit blegtoral
Rënie e lehtë e fondit blegtoral
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se blegtoria në Kosovë, gjatë vitit 2024, sa i përket numrit të gjedheve ishte 240 848, ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 247 493), ka një rënie të lehtë.
Rritje e lehtë vërehet te numri i deleve
Sa i përket deleve, gjatë vitit 2024 numri i tyre ishte 211 220, ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 207 123 dele), ka një rritje të lehtë.
Ky publikim ofron të dhëna në formë përmbledhëse për kulturat bujqësore bimore (shfrytëzimin e tokës bujqësore, prodhimtarinë bimore, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet)); blegtorinë (therjet, shitjet, produktet blegtorale) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore. Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2024 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.