Asllani: Çdo petale e lulëkuqes tregon një krim lufte që Serbia ka kryer në Kosovë

14 janar 2026 | 11:15

Aktivisti Adnan Asllani, ka folur për simbolikën e lulëkuqes, e cila sipas tij përfaqëson gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Asllani ka theksuar se lulëkuqja, nëpërmjet katër petaleve të saj, simbolizon katër format e gjenocidit.

“Njëra petale paraqet vrasjet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, ku mbi 10 mijë shqiptarë të moshave dhe gjinive të ndryshme u vranë mizorisht”, ka thënë ai.

Sipas tij, petalja e dytë përfaqëson mbi 20 mijë viktima të dhunës seksuale të ushtruar gjatë luftës, ndërsa petalja e tretë simbolizon spastrimin etnik, ku më shumë se 1 milion shqiptarë u dëbuan me dhunë nga Kosova në periudhën e luftës.

“Petalja e katërt paraqet shkatërrimin e objekteve të banimit, të kulturës, të religjionit dhe krejt trashëgimisë kulturore e identitetit shqiptar, të cilat u dëmtuan dhe u shkatërruan gjatë luftës”, ka thënë Asllani.

Ai gjithashtu ka theksuar se në mes të lulëkuqes, në vend të kokrrave të zeza, janë paraqitur silueta të burrave, grave, vajzave dhe djemve, viktima të gjenocidit – të vendosura në formë rrethore, të cilët së bashku simbolizojnë kërkimin për drejtësi.

Asllani ka përfunduar se ky simbol është kujtesë e përhershme për krimet e kryera dhe një thirrje e vazhdueshme për drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Atdhetari dhe përpiluesi i stemës së Uçk-së: Gëzohem që Presheva do  udhëhiqet nga një grua me dinjitet - Media Index

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka reaguar…