Asllani: Fokusi im i plotë është tek Hoffenheimi

08 dhjetor 2025 | 13:38

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka folur për herë të parë rreth spekulimeve për të ardhmen e tij.

Asllani është pjesë e Hoffenheimit, ndërsa kohët e fundit interesim për transferimin e tij, kanë shfaqur Bayern Muncheni, Borussia Dortmundi e Barcelona. 23-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë sezon, ku në 15 paraqitje ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Ai ka thënë se sigurisht që ka dëgjuar për spekulimet, ndërsa ka shkuar se ndihet krenar me emrat e skuadrave që kanë shprehur interesim për transferimin e tij. “Fokusi im i plotë është tek Hoffenheimi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të shohim se çka do të ndodhë në fund të sezonit”, ka deklaruar Asllani.

Sulmuesi ka kontratë me skuadrën e Hoffenheimit deri në verën e vitit 2029, ndërsa thuhet se ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh për t’u larguar verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja mes Mohamed Salahut dhe klubit vijon të thellohet. Sipas…