ATK-ja bën tërheqjen e numrave potencial fitues për tremujorin e fundvitit të 2019-s

07 shkurt 2020 | 13:14

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me datë 6 shkurt, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tremujorin e fundit të 2019-s (TM4 2019).

“Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,743. Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ueb faqe të ATK-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 10 shkurt deri me datën 14 shkurt 2020, nga ora 8:00- 16:00.

Vërejtje: Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare.

Lista e fituesve gjendet publike në ueb faqe te linku: http://www.atk-ks.org/ëp-content/uploads/2020/02/Lista-e-fituesve-nga-3-Numrat-Potencial-t%C3%AB-t%C3%ABrhequr-me-dat%C3%ABn-06.02.2020-p%C3%ABr-periudh%C3%ABn-TM42019.pdf

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…