ATK-ja vetëm në janar mbledh mbi 67 milionë euro

06 shkurt 2020 | 16:38

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se e ka nisur suksesshëm vitin 2020, ku vetëm për muajin janar janë inkasuar 67.1 milionë euro të hyra, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 14 për qind  apo 8.2 milionë euro më shumë. Veç të hyrave tatimore, ATK-ja ka inkasuar edhe 17.7 milionë euro kontributet pensionale.

“Administrata Tatimore e Kosovës, këtë vit ka vendosur prioritete të shumta, ku realizimi i të cilave do të ndikoj në përmirësimin e proceseve të punës, si dhe arritjen e projeksionit të të hyrave vjetore, por edhe në zvogëlimin e stokut të borxheve. Për këtë qëllim tani janë marr të gjitha veprimet tek konsolidimi i mbledhjes se detyrueshme. Me qëllim të rritjes së rezultateve në mbledhjen e borxheve, është riorganizuar Departamenti i Mbledhjes së Borxheve në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve”, është thënë në njoftimin për media të ATK-së.

Sipas ATK-së, qëllimi i këtij reformimi është inicuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK-ja do të sigurojë procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve. “Reflektim të madh do të ketë edhe modernizimi i teknologjisë informative, ku në fund të muajit janar është finalizuar marrëveshja kontraktuale me konsorciumin, i cili do të mundësoi digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve të punës në Administratën Tatimore. Përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit”, është theksuar në njoftimin për media.

Me tej në këtë njoftim është theksuar se “vizioni i ATK-së është të jemi të besueshëm dhe të respektuar, si dhe të jemi mirë të krahasueshëm me administratat udhëheqëse tatimore në Evropë”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar shtetin e Turqisë…