Atletico dëshiron 90 milionë euro për Alvarez?
25 janar 2026
| 12:25
Gjithçka në këtë jetë ka një çmim, e në këtë rast edhe sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez.
Sipas Football Insider, Arsenali do të duhet të paguajë më shumë se 90 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, sepse kaq kërkojnë madrilienët.
“Topçinjtë” nënshkruan me Viktor Gyökeres verën e kaluar, por që atëherë janë lidhur me ish-sulmuesin e Manchester Cityt, i cili është nën kontratë me Atleticon deri në vitin 2030. Nëse Arsenali do të nënshkruante me sulmuesin argjentinas për 90 milionë euro, ky do të ishte transferimi më i madh i dimrit.
Transferimi më i shtrenjtë aktualisht është ai i Antoine Semenyas nga Bournemouth te Manchester City për 72 milionë euro./Klankosova.tv



