Atletico fiton me përmbysje në ‘frymën’ e fundit

12 shtator 2021 | 16:47

Atletico Madridi ka arritur një fitore tejet të vështirë në udhëtim ndaj Espanyolit, e vlefshme për xhiron e katërt në La Liga.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 40-të të ndeshjes, kur de Tomas realizoi. Espanyoli e shijoi epërsinë deri në minutën e 79-të, kur Yannick Carrasco barazoi shifrat.

10 minutat shtesë të vendosura ishin të mirë se ardhura për ekipin e Diego Simeones. Ishte Thomas Lemar i cili realizoi golin e fitores në minutën e 90+9. Me këtë fitore, Atletico Madridi shkon në kuotën e 10 pikëve dhe merr pozitën e parë në tabelë. Në anën tjetër, Espanyoli mbetet i 16-ti me vetëm dy pikë pas katër xhirove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka bërë të ditur sot…