
Atletja Gresa Bakraçi përfaqëson Kosovën në ‘Tokyo 2025’
Atletja Gresa Bakraçi do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Atletikës, që do të mbahet në Tokio të Japonisë, nga 13 deri më 21 shtator. Gresa do të garojë në disiplinën 1500 metra, me garën e saj të parë që zhvillohet më 13 shtator 2025.
Shpresat janë të mëdha për një paraqitje dinjitoze dhe kualifikim në gjysmëfinale. Gresës në këtë ngjarje të madhe i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e Federatës Atletike të Kosovës: Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës dhe Arta Kelmendi, anëtare e Kryesisë së FAK.
Të dy do të marrin pjesë në Kongresin e 55-të të Atletikës Botërore (World Athletics Congress), i cili do të zgjasë tri ditë dhe përbën një ngjarje të rëndësishme për të ardhmen e atletikës botërore dhe asaj kosovare.