Audia përfundon në fushën me misër, policia e gjenë shoferin duke fjetur pas aksidentit

31 maj 2025 | 14:14

Në Umpferstedt të Gjermanisë një shofer ka përfunduar me veturën e tij në fushën me misër.

Kur Departamentit i Zjarrfikësve Vullnetarë të Umpferstedt mbërritën për të shpëtuar viktimën herët në mëngjes të shtunën rreth orës 4:25 të mëngjesit, ata prisnin më të keqen.

Por ata e kuptuan shpejt se shoferi që ishte aksidentuar ishte shtrirë i palëvizshëm në Audi, por për fat të mirë vetëm flinte.

Sipas informacioneve të BILD, një shishe rum Bacardi që ishte shkatërruar në aksident ishte gjithashtu në makinë.

Shoferi u dërgua në Spitalin Apolda me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia, ku iu mor edhe një mostër gjaku. Ai pritet të përballet me një gjobë të majme dhe ndoshta me një ndalim drejtimi të mjetit për disa muaj. / Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi janë vëtëm dy prej emrave…