Auditori nuk gjen parregullsi te ARRH-ja

03 gusht 2020 | 13:31

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin e Auditimit për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave, për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2019.

Në këtë raport janë përmbledhë çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Pasqyrave Financiare Vjetore të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019, i cili përfshin Opinionin e Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare Vjetore.

Nga ky raport shihet se për ARH-në nuk është potencuar asnjë e gjetur apo rekomandim, në asnjërën nga fushat e audituara, gjë e cila dëshmon që ARH ka vazhduar me menaxhimin dhe shfrytëzimin e parasë publike në mënyrë profesionale, efikase dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Është viti i dytë ku Auditori nuk jep asnjë Rekomandim për ARH-në.

http://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2020/06/Raporti-auditimit-ARRH-2019-Shqip.pdf

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një nga ato rastet kur suksesi të shton “oreksin”.…