Australia i kërkon KE-së të rishikojë bllokadën e vaksinave nga Italia

05 mars 2021 | 11:35

Australia ka kërkuar nga Komisioni Evropian (KE) që ta rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina “AstraZeneca” kundër koronavirusit.

Italia, e mbështetur nga Komisioni Evropian, e ndaloi eksportin e planifikuar të rreth 250 000 dozave të “AstraZenecas”, pasi prodhuesi i ilaçeve nuk arriti t’i përmbushë zotimet e tij ndaj kontratës me Bashkimin Evropian.

“Australia e ka ngritur çështjen me Komisionin Evropian përmes kanaleve të shumta”, ka thënë ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, para gazetarëve në Melburn.

“AstraZeneca” ka kërkuar leje nga autoritetet italiane për të eksportuar 250 000 doza nga fabrika Anagni afër Romës, por qeveria italiane refuzoi.

Hunt ka thënë se Australia ka marrë tashmë 300 000 doza të vaksinës “AstraZeneca”, të cilat do të zgjasin derisa të rritet prodhimi vendas i vaksinës.

Australia ka nisur programin e imunizimit dy javë më parë, duke vaksinuar fillimisht stafin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar me vaksinën “Pfizer”, edhe pse dozat e kësaj të fundit janë të kufizuara në të gjithë botën.

Vendimi i Italisë vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Mario Draghi, i cili e ka marrë detyrën muajin e kaluar, u ka thënë udhëheqësve të tjerë të BE-së se blloku duhet ta përshpejtojë vaksinimin dhe të marrë masa kundër kompanive farmaceutike, që nuk kanë arritur t’i sigurojnë furnizimet e premtuara.

Vendet e BE-së kanë nisur imunizimin në fund të dhjetorit, por po lëvizin me një ritëm më të ngadalshëm se shumë vende të tjera.

Zyrtarët i kanë fajësuar problemet me furnizim nga prodhuesit kryesorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe orari i ri…