Australia mbështet sulmet e ShBA-së ndaj Iranit, bën thirrje për dialog dhe shmangie të luftës

23 qershor 2025 | 07:56

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar se vendi i tij mbështet plotësisht sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran, ndërsa ka bërë thirrje për rikthim në negociata dhe shmangie të përshkallëzimit ushtarak.

“Nuk duam përshkallëzim dhe një luftë në shkallë të plotë,” u shpreh Albanese në një konferencë për shtyp të mbajtur në Kanberra së bashku me ministren e Jashtme, Penny Wong, raporton BBC.

Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Albanese i kërkoi gjithashtu Iranit që të mos ndërmarrë “asnjë veprim të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nuse 27-vjeçare është qëlluar për vdekje ditën e dasmës…