Austria reagon për situatën në veri: Autorët e sulmit të sillen para drejtësisë

24 shtator 2023 | 16:47

Ministria e jashtme e Austrisë ka dënuar sulmin në veri, ku është vrarë një polic i Kosovës.

MPJ-ja austriake ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ka reaguar edhe ministria e Gjermanisë, si dhe Bashkimi Evropian.

Qeveria e Kosovës e cilëson si sulm terrorist, duke publikuar edhe fotografi të grupeve kriminale në Veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të…