
“Autobiografia në letërsinë shqipe”, bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë
15 prill 2025
| 08:41
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Departamenti i Studimeve Letrare dhe Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Letërsisë, janë bashkorganizues të konferencës shkencore me temën “Autobiografia në letërsinë shqipe”.
Në këtë konferencë shkencore do të marrin pjesë këta studiues nga Instituti Albanologjik: Hysen Matoshi: “Ditari si autobiografi”, Meliza Krasniqi: “Letërsia si akt kujtese: gratë që rikrijojnë heroinat”, Gëzim Aliu: “(Auto)biografi në letërsi”, dhe Adil Olluri: “Studimi i Agron Y. Gashit mbi autobiografinë”.
Ngjarja do të mbahet sot, nga ora 09:30, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, gjegjësisht në sallën “Akademikët”.