Autobusi në Duhël mori flakë gjatë lëvizjes, s’ka të lënduar

05 tetor 2025 | 20:21

Autobusi në Duhël të Suharekës ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se nuk ka të lënduar.

“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhël të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”.

“Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, thuhet tutje në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar vendosjen e 300 trupave…